DRTK Gjirokastër në bashkëpunim me Bashkia Dropull kanë ndërhyrë sot për pastrimin e bimësisë në “Urën e Glinës” e cila ndodhet në fshatin Grapsh ngjitur me rrugën nacionale .(Monument Kulture Kategori e I(parë)
Ura me katër harqe është ndërtuar mbi degën e lumit Drinos,që vendasit e quajnë “lumi I thatë”.
Kjo urë përmendet që në vitin 1897,si lidhëse midis Peshkëpisë dhe Grapshit.
Harqet e urës janë të trajtuar në formë lundre.
Janë me hapësira të ndryshme,variojnë nga 5 deri në 7,2 m.
Ura është e ndërtuar me gurrë gëlqeror me katër hapësira me harqe gurri.Ura është e shtruar me kalldrëm .