Objekte Kulti

Kisha e Labovës së Kryqit

Kisha Fjetja e Shën Mërisë e cila ndodhet në Labovën e Kryqit është një nga kishat më të vjetra duke datuar që prej shekullit VIII. Kisha ka pësuar një rindërtim në vitin 1776 dhe sot paraqitet e transformuar nga shtesat që i janë bërë gjithmonë duke u munduar të ruhet identiteti i kishës.

Kisha e Shën Sotirit

Kisha e Shën Sotirit është ndërtuar rreth vitit 1590 dhe gjendet në Përmet. Në këtë kishë janë bërë ndërhyrje të ndryshme nga DRTK sic janë ndërhyrje për përforcimin e bazamentit dhe muraturës, ndërhyrje në çati si dhe në murin rrethues për shkak se ka pasur vetëm gjurmë të tij.

Manastiri i Shën Mërisë

Manastiri i Shën Mërisë ndodhet në zonën e Goranxisë. Kisha është pikturuar në vitin 1600 përbehet nga naosi,narteksi dhe eksonarteksi. Disa restaurime që DRTK ka bërë në këtë Manastir janë restaurimi i çatisë dhe pikturave murale, restaurimi i dyshemesë dhe dyerve, dritareve si dhe suvasë së fasadës dhe kupolës.

Teqeja e Melanit

Teqeja e Melanit ndodhet në zonën e Libohovës. Konsiderohet si një monument kulture i Kategorisë së parë. Teqeja e Melanit është një qendër fetare për besimtarët myslyman bektashi por edhe për turistë të shumtë. Së fundmi DRTK ka bërë ndërhyrje në Teqen e Melanit për pastrimin e humusit si dhe barishteve por edhe përmirësimin e zonës rrethuese.

Xhamia e Pazarit

Xhamia e Teqesë ne lagjen Partizani ose siç njihet ndryshe Xhamia e Pazarit është xhamia më e madhe dhe gjithashtu me interesante. Kjo xhami ndodhet në skajin perëndimor të pazarit dhe zë një vend me rëndësi në kompozimin e qendrës.