Catia e kishës së “Shën Kollit”

Drtk Gjirokastër ka përfunduar ndërhyrjen për restaurimin e çatisë së Kishës së “Shën Kollit” në fshatin Saraqinishtë (Monument Kulture Kategori e I(parë)) e cila kishte probleme me trarët ,mahitë, si dhe ,thyerje e rrëshkitje të rrasës së gurit,të cilat u zëvendësuan me të reja duke eleminuar kështu lagështinë në pjesën e brendshme të saj.

▪️Kjo ndërhyrje u realizua në tre faza në bashkëpunim me banorët e fshatit.

▪️Kisha e “Shën Kollit” qëndron në majën e një kodre përballë qytetit antik të Antigonesë dhe në fundin e fshatit Saraqinishtë. Në anen lindore të saj terrenin pëson një rënie të konsiderueshme prandaj dhe kemi mure të larta rrethuese që janë njëkohësisht dhe mbajtëse.

▪️Kisha përbëhet nga narteksi,naosi,dhe eksonarteksi ose hajati I hapur.

▪️Naosi është I tipit në formë kryqi me kupolë,me përmasa të brendëshme 8,0×6,8m.

▪️Në anën perëndimore naosi lidhet me narteksin,I cili nga ndryshimi I teknikës së ndërtimit dhe formulimit arkitektonik,dëshmohet I mëvonshëm.Ai përmban dy radhë kollonash druri që mbajnë strukturën e catisë.

▪️Narteksi paraprihet në anën perëndimore nga hajati I hapur me një radhë kollonash në ballë.

Hajati mbulohet me cati njëujëse,më të ulët nga ajo e narteksit.

▪️Kisha është ndërtuar me gurë shtufi,pa ndonjë përpunim të vecantë,por muratura është e rrafshuar mirë me llac gëlqere.