Drtk Gjirokastër ka përfunduar ndërhyrjen për restaurimin e çatisë së Kishës së “Shën Kollit” në fshatin Saraqinishtë (Monument Kulture Kategori e I(parë)) e cila kishte probleme me trarët ,mahitë, si dhe ,thyerje e rrëshkitje të rrasës së gurit,të cilat u zëvendësuan me të reja duke eleminuar kështu lagështinë në pjesën e brendshme të saj.
Kjo ndërhyrje u realizua në tre faza në bashkëpunim me banorët e fshatit.
Kisha e “Shën Kollit” qëndron në majën e një kodre përballë qytetit antik të Antigonesë dhe në fundin e fshatit Saraqinishtë. Në anen lindore të saj terrenin pëson një rënie të konsiderueshme prandaj dhe kemi mure të larta rrethuese që janë njëkohësisht dhe mbajtëse.
Kisha përbëhet nga narteksi,naosi,dhe eksonarteksi ose hajati I hapur.
Naosi është I tipit në formë kryqi me kupolë,me përmasa të brendëshme 8,0×6,8m.
Në anën perëndimore naosi lidhet me narteksin,I cili nga ndryshimi I teknikës së ndërtimit dhe formulimit arkitektonik,dëshmohet I mëvonshëm.Ai përmban dy radhë kollonash druri që mbajnë strukturën e catisë.
Narteksi paraprihet në anën perëndimore nga hajati I hapur me një radhë kollonash në ballë.
Hajati mbulohet me cati njëujëse,më të ulët nga ajo e narteksit.
Kisha është ndërtuar me gurë shtufi,pa ndonjë përpunim të vecantë,por muratura është e rrafshuar mirë me llac gëlqere.