Manastiri i Spilesë

Gjatë javës që kaloi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër realizoi punime mirëmbajtjeje në territorin e Manastirit të Spilesë, me qëllim përkujdesjen dhe ruajtjen e mjedisit përreth monumentit.

Punimet konsistuan në pastrimin dhe sistemimin e territorit, si dhe largimin e bimësisë së tepërt, duke përmirësuar kushtet e mirëmbajtjes dhe paraqitjen e hapësirës përreth monumentit.