Ka filluar dhe përfunduar puna për pastrimin nga bimësia heqjen e myshkut , si dhe sistemimin e ambjentit në bendin e “Rigës” në fshatin Këllëz (Monument Kulture Kategori e I(parë)).
Bendi i Rigës është i ndërtuar mbi përroin e Gurrës në fshatin Këllëz.
Muri pritës në nivelin e kreut e ka gjatësinë 15m,gjerësinë 2m dhe lartësinë 4m.Ai ka seksion të ndryshueshëm nga 2m në 2,2m.Në qendër të tij ndodhet vrima(1,30×1,70m)gjatë natës e mbyllur me dërrasa.
Bendi me seksionë për të përballuar presionete ujit,nga ana e bjelit të sipërm grumbullon ujë gjatë natësrreth 150 m3. Uji I tepërm derdhet nga ana e majtë e bendit ku kreu ka nivele pak më të ulëta.