Programi i Transparencës
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”(në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës(“Në vijim PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale( në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikojë informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj dhe përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive. Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për tu bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm, dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për tu bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm, dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejt për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transaprencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për tu bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.