Gjatë sezonit të verës 01 Maj – 30 Shtator:
09:00 -19:00

Jashtë sezonit 01 Tetor – 30 Prill
E Martë – E Shtunë :
09:00 – 16:00
E dielë:
09:00 – 14:00
E hënë:
Pushim

  • Delegacionet zyrtare shtetërore.
  • Punonjësit e ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe të institucioneve në varësi të saj, me dokument identifikimi nga titullari i institucionit.
  • Individët që kanë shtëpi banimi, pronë apo biznes, ose janë të punësuar pranë tyre, brenda kufijve të parkut arkeologjik apo monumentit të kulturës, me leje nga titullari i institucionit administrues.
  • Individët që ushtrojnë veprimtari të përkohshme ose të përhershme brenda kufijve të parkut arkeologjik apo monumentit të kulturës, me leje të vlefshme nga drejtuesi i institucionit administrues.
  • Anëtarët me kartë ICOMOS.
  • Studentët e organizuar në ekspedita mësimore dhe leksione të hapura, me vërtetim nga enti përkatës.
  • Nxënësit e arsimit parashkollor, nëntëvjeçar dhe parauniversitar, gjatë orëve mësimore apo programit “Edukimi përmes Kulturës”, me vërtetim nga enti përkatës, si dhe shoqëruesit e tyre.
  • Veteranët e luftës me status sipas ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994, i ndryshuar, dhe dëshmi zyrtare identifikimi.
  • Ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë me status sipas ligjit nr. 7748, datë 29.07.1993, i ndryshuar, dhe dëshmi zyrtare identifikimi.
  • Invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë me status sipas ligjit nr. 8626, datë 22.06.2000, i ndryshuar, dhe dëshmi zyrtare identifikimi, si dhe personat që i shoqërojnë.
  • Fëmijët nën 12 vjeç, me dokument zyrtar provues.
  • Guidat turistike të licencuara nga ministria përgjegjëse për turizmin, gjatë shoqërimit të grupit të turistëve.
  • Rastet e parashikuara në marrëveshje dypalëshe, të miratuara nga ministria përgjegjëse për kulturën, ndërmjet institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe palëve të treta, për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e pasurisë kulturore.

*Për vizitorët vendas dhe të huaj, përveç rasteve të shënuara

  • 18 Prill — Dita Ndërkombëtare e Monumenteve / Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore.
  • 21 Maj — Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.
  • 29 Shtator — Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore
  • 28 Nëntor — Dita e Pavarësisë (vetëm për shtetasit shqiptarë)
  • 29 Nëntor — Dita Kombëtare e Çlirimit (vetëm për shtetasit shqiptarë).
  • E diela e fundit e çdo muaji (vetëm për shtetasit shqiptarë).

* Kategoritë përfituese dhe masa e reduktimit

  • 70% reduktim — Studentët me kartë studenti, sipas urdhrit të përbashkët nr. 418, datë 30.07.2019.
  • 70% reduktim — Fëmijët nga 12 deri në 18 vjeç, me dokument zyrtar provues.
  • 50% reduktim — Jetimët me status sipas ligjit nr. 8153, datë 31.10.1996, i ndryshuar, si dhe kujdestarët e tyre ligjorë, me dëshmi zyrtare identifikimi.
  • 50% reduktim — Invalidët me status sipas ligjit nr. 7889, datë 14.12.1994, i ndryshuar, si dhe kujdestarët e tyre ligjorë, me dëshmi zyrtare identifikimi.
  • 50% reduktim — Pensionistët, me dokument zyrtar provues.

Kalaja e Gjirokastrës — 300 lekë/person