Ndërhyrje në kishën e Shën Dëllis

Drtk Gjirokastër përfundoj ndërhyrjen emergjente në Kishën e “Shën Dëllisë” fshati Buhal Përmet (Monument Kulture Kategori e I(parë)).
▪️Gjatë kësaj periudhe u ndërhy në një pjesë të çatisë që ishte në rrezik shembje,u realizuan përforcime tê brendeshme të çatisë, gjithashtu u krye mbulimi me rasa guri i pjesëve të dëmtuara të çatisë.
Kisha përbëhet nga naosi drejtëkëndësh i gjatë në drejtim Lindje-Perëndim, narteksi thuajse kuadratik në Perëndim të tij dhe një hajat i hapur me pilastra kuadratike në anën Jugore. Narteksi dhe Hajati janë shtuar për herë të parë gjatë rindërtimit të kishës.