Kalaja e Gjirokastrës e cila gjendet 336m mbi nivelin e detit është ndërtuar gjatë viteve ‘300. Kalaja e cila mban emrin e princeshës Argjiro është e ndërtuar e gjitha në gur. Kalaja ka marrë emrin e Argjirosë e cila për ti shpëtuar pushtuesve osman u hodh nga ora e kalasë.
Në kala sapo hyni mund të shikoni galerinë e topave të cilët janë mbledhur ndër vite gjatë luftrave të ndryshme.Brenda kalasë ndodhet gjithashtu “Muzeu i Armëve” në të cilit mund të shihen të gjitha armët që janë përdorur gjatë luftës si dhe burgjet ku akoma mund të shihen mbishkrimet e të burgosurve. Një tjetër muze i cili i
është shtuar kalasë është muzeu i “Gjin Zenebishtës” ku mund të gjendet historiku i qytetit të Gjirokastrës.
Një tjetër detaj shumë interesant i kalasë është avioni i cili besohet të ketë qenë avion i spiunëve. Ky avion gjendet në kala që prej vitit 1969.
Detaji më interesant i kalasë do të ishte gjithashtu skena në të cilën që prej viteve 1980 është zhvilluar Festivali Folklorik Kombëtar. Ky është një festival i cili mbahet cdo 4 vite dhe mbledh në qytetin e Gjirokastrës grupe të isopolifonisë nga cdo krahinë e Shqipërisë.