ANTIGONE

Antigonea është ndërtuar rreth shekullit të III p.e.s. Rrënojat e këtij qyteti gjenden 14km larg qytetit të Gjirokastrës. Antigonea ishte një qytet që u ndërtua nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja. Ky qytet lidhet me Pirron E Epirit i cili pasi u rrëzua nga froni iku ne Egjipt ku u përzgjodh nga mbretëresha për tu martuar me Antigonen. Për mirënjohje ndaj gruas së tij Pirro ndërtoi qytetin të cilit i vendosi emrin e gruas. Ky vend u kthye në një qendër shumë të rëndësishme për shkak të luginës së Drinosit. Qyteti në formë delfini shtrihet në një varg kodrash midis dy kreshtave që lidhen me njëra-tjetrën me një shteg të ngushtë. Sipërfaqja urbane e qytetit brenda dhe jashtë fortifikimit llogaritet të ketë qenë rreth 60 ha.
Qyteti ishte i rrethuar nga mure solide rreth 4,000 m gjatësi, që mbronin qytetin nga të gjitha anët, veçanërisht në pjesën jugore dhe perëndimore ku rreziku ishte më i madh për shkak të terrenit. Muret fortifikuese dhe ato të shumicës së shtëpive të zbuluara
deri tani janë bërë me blloqe të madhësive të mesme e të mëdha
guri gëlqeror, të marra nga gurorja e malit të Lunxhërisë. Disa objekte të vogla rurale jashtë mureve rrethues, dhe veglat bujqesore
të zbuluara gjatë gërmimeve si gurët e mullirit dhe enët qeramike për përpunimin e produkteve bujqësore tregojnë se qyteti
ishte një territor bujqësor i zhvilluar mirë, diçka për të cilën rajoni është edhe sot i famshëm. Fitorja e ushtrisë Romane kundrejt Maqedonasve i dënoi ashpër Epiriotët të cilët luftuan krah Maqedonisë. Ekzistenca e mëtejshme e qytetit dëshmohet
vetëm nga rrënojat e një kishe të vogël, në dyshemenë e së cilës gjendet një mozaik i Shën Kristoforit dhe një emblemë greke që dëshmon ekzistencën e qytetit në periudhën paleo–kristiane. Kjo kishë ishte godina e fundit e ndërtuar në Antigonenë e lashtë. Ajo u shkatërrua gjatë sulmeve sllave në shekullin VI pas Krishtit.

Fletëpalosja Antigone

Numri i vizitiorëve të Antigonesë përgjatë vitit 2023
Numri i vizitiorëve të Antigonesë përgjatë vitit 2022

Oraret

Gjatë sezonit të verës 01 Maj – 30 Shtator:
09:00 -19:00
Jashtë sezonit 01 Tetor – 30 Prill
E Martë – E Shtunë :
09:00 – 16:00
E dielë:
09:00 – 14:00
E hënë:
Pushim

Çmimet e biletave

Bileta individuale: 300ALL
Bileta për grupe +12 veta: 200ALL
Nxënës dhe Student : 90ALL
Invalid dhe Pensionist: 150ALL
Fëmijë deri në 12 vjeç: Falas
E diela e fundit e muajit: Falas